Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koreja e Jugut kthen kufizimet, rikthehet frika në Kinë, COVID-19 qarkullon në komunitet

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 13:20 | Bota
Koreja e Jugut kthen kufizimet, rikthehet frika në Kinë, COVID-19

Kina raportoi 17 raste të reja me koronavirus të hënën, prej të cilave 7 ishin të importuara nga rajoni autonom i Mongolisë. Kjo ishte shifra më e lartë në dy javët e fundit.

Nga 10 të prekurit e tjerë, gjysma u regjistruan në provincën Hubei, duke rikthyer frikën për një shpërthim të ri të pandemisë, pasi të gjithë të infektuarit e kishin marrë virusin lokalisht. Konfirmimi erdhi nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, që saktëson se të gjithë rastet e reja ishin asimptomatike.

Gjithashtu bëhet e ditur se në orët e fundit u shëruan dhe 24 pacientë, ndërsa 141 të tjerë janë ende në spital duke luftuar infeksionin, prej të cilëve 9 në gjendje kritike. Prej shumë javësh, nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në të gjithë territorin e Kinës.

https://a2news.com/2020/04/28/parashikimi-i-shkencetareve-kineze-covid-19-mund-te-kthehet-si-gripi-sezonal/

Ndërkohë, pak më e qetë paraqitet situata në Shanghai, ku autoritetet lejuan rihapjen e pjesshme të parkut të lojërave “Disneyland”. Ky atraksion hapi dyert për herë të parë pas më shumë se 3 muajsh dhe është i pari në botë që rikthehet në funksion pas pezullimit të aktivitetit për shkak të pandemisë.

E ndërsa Mickey Mouse iu bashkua personazheve të njohura të Disney për të mirëpritur vizitorët, eksperienca në Shangai nuk do të jetë njësoj si përpara pandemisë: në vend të paradave dhe fishekzjarrëve do të ketë mbajtje të maskave mbrojtëse, matje temperature dhe distancim social për turistët dhe punonjësit.

https://a2news.com/2020/05/10/rikthehet-alarmi-ne-wuhan-rasti-i-pare-me-koronavirus-pas-me-shume-se-nje-muaji/?fbclid=IwAR0aHAHR681esO0mZcj123PqeM-L6pQG65u3NBG2ci3p31XtjthC3jDjalU

Duke qëndruar te kontinenti aziatik, Koreja e Jugut e ka marrë pak më seriozisht rritjen e rasteve të reja ditore. 35 të infektuar u shënuan në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që prej 9 prillit.

Shumë prej tyre janë gjurmuar dhe rezultoi se epiqendër e përhapjes të jenë lokalet e natës që u hapën pas zbutjes së kufizimeve. Kjo ka bërë që autoritetet e Koresë së Jugut të rikthejnë urdhrin për mbylljen e përkohshme të të gjitha lokaleve të natës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli