Koreja e Veriut feston me këngë e valle 76-vjetorin e Partisë

Me kërcime dhe fishekzjarrë. Kështu e shënuan koreano-veriorët 76-vjetorin e Partisë së Punëtorëve në pushtet. Në një video të shfaqur nga agjencia e lajmeve KCNA, banorët e shtetit komunist u panë teksa vendosnin lule para statujave të themeluesit të kombit Kim Il Sung dhe ish liderit Kim Jong Il, në kodrën Mansu në Penian.