Koreja e Veriut mund të rinisë testet bërthamore

Lideri koreano-verior Kim Jong Un mund t’i ndërpresë bisedimet me Shtetet e Bashkuara për denuklearizmin. Këtë e tha zëvendësministrja e jashtme në Korenë e Veriut Choe Sun-hui.

“Diplomatët amerikanë hoqën dorë nga një mundësi e artë në takimin e fundit mes Presidentit Trump dhe Kim Jong Un. Nuk kemi ndërmend të dorëzohemi përballë kërkesave të Shteteve të Bashkuara, dhe as të përfshihemi në negociata të këtij lloji”, tha ajo.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN