Koronavirusi, a mund të preket rezerva valutore? Angjeli: Është fisheku i fundit, risku duhet të ndahet

Emergjenca shëndetësore rrezikon të shoqërohet me një krizë ekonomike. Kjo është arsyeja që qeveritë e vendeve të prekura nga pandemia e koronavirusit kanë gjetur formën e injektimit direkt të parasë në ekonomi nëpërmjet kompensimit të qytetarëve. Një paketë financiare ndihmëse për ekonominë ka menduar edhe qeveria shqiptare, por shifra dhe skema e kompensimit do të mësohet të enjten. Por, ku do të gjenden paratë? “Si fillim duhet një paketë financiare që mund të mbështesë shëndetësinë dhe masat sociale. Kjo është emergjente”, thotë ish-ministri i Financave Anastas Angjeli në A2 Business Week.