Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi, Ademi: Shkodranët të ndërgjegjësuar, ka nisur të përdoret fondi i emergjencës

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 09:44 | Aktualitet
Koronavirusi, Ademi: Shkodranët të ndërgjegjësuar, ka nisur

Deri tani, në Shkodër janë konfirmuar 3 persona të prekur me koronavirus, por ka edhe një numër të testimeve në proces, të cilët janë të afërm të personave të infektuar, por edhe staf mjekësor.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, foli në Dita Jonë mbi situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në qytetin që ajo drejton.

Ademi u shpreh se aktualisht kanë nisur problemet me varfërinë edhe pse thekson se bashkia ka nisur të ndihmojë familjet në nevojë. “Tashmë ka nisur të përdoret fondi i emergjencës. Për këtë arsye duhet të ishte shpallur fatkeqësia natyrore, që para dy javësh”, shprehet Ademi.

Më tej, Ademi thekson se për stafin mjekësor në Shkodër nuk ka pasur asnjë ndihmë. “Nuk kanë ardhur veshje shëndetësore për mjekët, janë siguruar në mënyrë personale nga ata, të cilët përplasen me pacientë me probleme të ndryshme. Në Shkodër nuk ka pasur asnjë ndihmesë për pandeminë”.

Ademi pati edhe një thirrje për kryeministrin Rama. “Qeveria duhet t’u përgjigjet njerëzve, pasi kjo është një pandemi, një emergjencë kombëtare. Unë nuk shoh të ketë ndonjë ndërgjegjësim nga qeveria”, tha Ademi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli