Koronavirusi bllokon në Sarandë familjen austriake

Një numër i madh turistësh kanë mbetur në Shqipëri, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, siç ka ndodhur edhe me familjen Moser, nga Austria. Anita dhe Atila, bashkë me fëmijët e tyre, ndodhen prej marsit në vendin tonë dhe kanë filmuar momentet nga jeta e tyre në Sarandë, ku ndodhen momentalisht, ndërsa më herët kanë vizituar edhe Tiranën apo Durrësin.