Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi, Braçe: Solidaritet botëror për një rend të ri

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 18:43 | Aktualitet
Koronavirusi, Braçe: Solidaritet botëror për një rend

Partneritet mes njerëzve për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19. Sugjerimi vjen nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Zhvillim, Arben Braçe, i cili vlerëson se nëse nuk ka  solidaritet, pandemi të tilla mund të shndërrohen në armë biologjike që mund të sjellin pasoja fatale për mbarë botën.

Në librin e tij publikuar 5 vite më parë, “Politikë pa të ardhme” Arben Braçe e kish paralajmëruar atë që ndodh sot me pandeminë. Në një analizë faktesh dhe të dhënash botërore, Braçe pranon se askush nuk po merret me shkaqet që çuan botën në izolim.

Edhe pse të dhënat globale llogarisin një dëm ekonomik që kalon 3 trilionë dollarët, Braçe thotë se është koha që tregut t’i vendosen kushte, pasi i vetëm nuk mund të mbrojë shoqërinë.

Braçe i referohet protokollit të vetëm global, atij të Kiotos. “Të prodhojmë me anë të solidaritet instrumente ndërkombëtarë që këto raste pandemish të mos përsëriten më”, thotë Braçe.

Sipas tij, për ngarkimin e këtyre përgjegjësive duhet të ndërtohen instrumente ndërkombëtarë, që të vënë kufij dhe, nëse ndodhin, ata që i prodhojnë të paguajnë përgjegjësinë dhe të lejojnë komisionet ndërkombëtare që t’i monitorojë ato.

A2 CNN Livestream

Dita jonë