Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi, çfarë ndodh me faturat e energjisë elektrike?

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 17:08 | Aktualitet

Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk do të lexojnë matësit për konsumin e energjisë në mars. Kjo për shkak të situatës me koronavirusin. Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë vendimin që faturimi për muajin marsin të bëhet në referencë të marsit të vitit të kaluar e më pas, do të jetë OSHEE që do të bëjë rivlerësimin dhe rregullimet në faturat e muajve në vijim. Ndërkaq ka nisur falja e kamatëvonesave për të gjithë debitorët e energjisë elektrike, pjesë kjo e paketës së parë financiare të qeverisë për përballimin e krizës së koronavirusit në ekonomi. Sipas përllogaritjeve, vlera e kamatëvonesave që do të falen, vlerësohet në rreth 150 milionë euro; përfitues janë rreth 200 mijë abonentë, ndërsa periudhë e faljes është deri më 31 dhjetor 2019. Kjo do të thotë se duke filluar nga 1 janari e në vijim, pavarësisht situatës së vështirë financiare të shumë familjeve, për shkak të emergjencës shëndetësore të COVID 19, faturat e energjisë do të paguhen. Në të kundërt, energjia do të ndërpritet. I ftuar në A2 Business, Administratori i Përgjithshëm i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela.

A2 CNN Livestream

Dita jonë