Koronavirusi, ekspertët: Rrezikon ekonominë, goditje për tregtinë e turizmin – A2

Koronavirusi, ekspertët: Rrezikon ekonominë, goditje për tregtinë e turizmin

Ekonomia shqiptare do të vuajë pasojat e epidemisë së koronavirusit. Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë, deklaron se ndikimi do të vijë nga dy vendet më të prekura, njëherazi partnerët tregtarë kryesorë të Shqipërisë, Italia dhe Kina, kryesisht në drejtim të rënies së dërgesave të emigrantëve.