Koronavirusi futet brenda Kombëtares, një futbollist dhe fizioterapisti rezultojnë pozitivë

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije për mediat dhe opinionin publik se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari, si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.