Koronavirusi gjunjëzon ekonominë – A2 Business, 24/03/2020

Ekonomia shqiptare po kalon ditë të vështira dhe i tillë ka qenë thuajse i gjithë ky vit. Pasi lamë pas një 2019 të vështirë me realizimin e të ardhurave dhe performancën e ekonomisë reale, ku tërmeti i 26 nëntorit u bë pengesa e radhës, problemeve iu shtohet edhe emergjenca shëndetësore me koronavirusin. Ministria e Financave ka përgjysmuar parashikimin për rritjen ekonomike nga 4,1% në 2%, teksa ende nuk dihet sesa do të jetë ndikimi real negativ i pandemisë së koronavirusit në ekonominë tonë dhe mbi të gjitha, sa para do të kërkojë, ka automatikisht do të prishte të gjitha balancat në buxhetin e shtetit dhe rrjedhimisht, edhe planifikimet e qeverisë. Ndjekim një material dhe rikthehemi në studio.

Të ftuar në A2 Business: Majlind Lazimi, ekspert për ekonominë; Gjergji Gjika, kryetar i Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë.