Koronavirusi, masat dhe ndikimi te ekonomia

Shqipëria ka ndërprerë transportin ajror dhe detar të njerëzve me Italinë, partnerin kryesor tregtar, pas përhapjes së koronavirusit edhe në vendin tonë. Masa të tjera shtesë janë marrë sot nga qeveria, siç është mbyllja e palestrave, klubeve të natës, pishinave, qendrave kulturore e sportive etj. Një situatë që do të ketë padyshim ndikim edhe tek ekonomia, sipërmarrja dhe të punësuarit. Në “A2 Business Week” ishin të ftuar për të diskutuar për këtë temë Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Arben Shkodra, sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.