Koronavirusi, mjekët: Ruani higjienën, shmangni vendet e mbipopulluara

E gjithë bota është në panik ndaj virusit të ri korona. Sëmundja po përhapet me shpejtësi po ashtu edhe frika në njerëz. Deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus, por në kushtet e një emergjence ndërkombëtare, mjekët rekomandojnë masa të shtuara për parandalimin e virusit të ri.

Është i ngjashëm me gripin, këshillat janë për të dy viruset.