Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi, mjekja shqiptare në Gjermani tregon se kur mund të kemi një vaksinë

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 21:00 | Aktualitet
Koronavirusi, mjekja shqiptare në Gjermani tregon se kur mund të kemi

Gjatë një bisede nga Hamburgu me A2, Aurora Meta Dollenberg, nënkryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Diasporë, bëri edhe një parashikim se kur mund të kemi një vaksinë ndaj koronavirusit.

“Kanë filluar në Gjermani punimet nëpër laboratorë për të zhvilluar vaksinën ndaj tij. Nga eksperienca mund të themi se kur ka pasur influenca, pas dy muajsh është arritur të zhvillohet edhe një vaksinë. Mund të them se përafërsisht të paktën pas katër deri në gjashtë javë duhet të ketë ndonjë rezultat për sa i përket vaksinimit”, tha ajo.

Dollenberg shpjegoi se pavarësisht se në Gjermani janë shënuar 2 viktima nga koronavirusi dhe mbi 1200 persona janë infektuar, mjekët atje nuk janë në gjendje alerti, ndërsa jeta vazhdon normalisht. “Nuk duhet lënë pa përmendur se gati 80% e personave të infektuar janë shëruar”, tha ajo. “Edhe pse numri i rasteve pozitiv është në rritje, nuk paraqet alarm për sistemin shëndetësor. Landet janë të përgatitur për përhapjen e virusit. Gjermania nuk është në gjendje alarmi, si Italia”

Duke bërë apel për sa më shumë qetësi, për të shmangur panikun, Aurora Meta Dollenberg shtoi se koronavirusi është i ngjashëm me gripin dhe masat që duhet të marrim janë ato që merren edhe ndaj grupit. “Baza e trajtimit është izolimi, sepse kapacitetet e spitaleve janë të ulëta. Edhe nga ana mjekësore nuk është e nevojshme që këto persona të qëndrojnë në spitale. Duhet thjesht marrja e sa më shumë lëngjeve, supave, një dietë e pasur me proteina, të cilat mundësojnë prodhimin e antitrupave të nevojshëm ndaj virusit”, tha ajo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë