Koronavirusi, Muka: Maska mund të japë efekt të kundërt, dihej që në maj që rritja e temperaturave nuk do të ndikonte

Epidemiologu Taulant Muka thotë mbajtja e maskës është një prej masave që mbron kundër koronavirusit, por mbajtja e saj në mënyrë të gabuar mund të sjellë efekte të kundërta.

“Maska mund të jetë efikase, nuk është se ka të dhëna të forta shkencore për efektet e saj në përdorimin komunitar, por në rast se përdoret keq, sigurisht që mund të ketë edhe efekt të kundërt. Njerëzit mund të besojnë se nuk duhet më distancimi fizik, por ai është mjeti më i fuqishëm që kemi sot. Maska në vetvete mund të jetë shumë pozitive, nëse përdoret në mënyrë të saktë, por nuk duhen anashkaluar masat e tjera. Në vendet skandinave nuk rekomandohet mbajtja e maskave edhe në transportin publik. Këtu udhëhiqemi nga padituria, merren masat, kopjohen nga një shtet dhe zbatohen”, tha Muka, i ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2.