Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi mund të përhapet edhe nga ajri, OBSH vlerëson përdorimin e maskave nga të gjithë

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 17:36 | Aktualitet

Përhapja e koronavirusit të ri mund të ndodhë edhe përmes ajrit dhe jo vetëm kontaktit. Studime konkrete për ta vërtetuar këtë mungojnë, por të dhënat shkencore sugjerojnë se virusi mund të qëndrojë në ajër më shumë nga ç’mendohej. Si provë për këtë po shërbejnë edhe të dhënat e infektimit mes stafit sanitar nëpër spitale. Mendohet se në sallat e reanimacionit , falë frymës s+ lëshuar nga makineritë, e jo asaj normale, ajri mund të mbetet i infektuar për disa orë. Pa masat e duhura mbrojtëse mjekët dhe infermierët janë tejet të rrezikuar. Kjo po detyron OBSH të rishikojë udhëzimet për mbrojtjen ndaj COVID-19, siç bëri me dije përfaqësuesi i organizatës David Heymann për BBC. “Po studiojmë me vëmendje gjetjet e reja shkencore”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë