Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në botë/ Përkeqësohet situtata, mbi 93 mijë të prekur

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 12:37 | Bota
Koronavirusi në botë/ Përkeqësohet situtata, mbi 93

Kalifornia shpalli gjendjen e emergjencës pas njoftimit për viktimën e parë nga koronavirusi në këtë shtet. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar, i cili besohet të jetë infektuar brenda anijes me turistë Grand Princess, muajin e kaluar.

Rasti nxit shqetësimin për infektimin e mijëra pasagjerëve të tjerë, të cilët kanë zbritur në San Francisko. Anija është ankoruar në Kaliforni dhe mbi 20 persona besohet të kenë rezultuar pozitiv ndaj covid-19. Më herët, Uashingtoni dhe Florida shpallën gjendjen e emergjencës për të frenuar përhapjen. Bilanci total i viktimave në Shtetet e Bashkuara shkon në 11, ndërsa personat e prekur janë të paktën 150 në 16 shtete.

Qeveria amerikane po i ndalon hyrjen të gjithë shtetasve të huaj që kanë vizitiuar Kinën, epiqendrën e epidemisë.

Vendi më i prekur jashtë Kinës është Koreja e Jugut, me mbi 5700 raste dhe 35 viktima.

Në Iran, ku kanë rezultuar pozitivë edhe pjesëtarët e parlamentit, virusi është përhapur në të 31 rajonet e vendit.

Arabia Saudite, nga ana e saj, ka ndaluar pelegrinazhin në Mekë edhe për vendasit.

Australia ndërkaq ndalon hyrjen e të gjishtë shtetasve nga Koreja e Jugut, pasi 2 persona humbën jetën nga virusi në këtë vend, ndërsa mbi 50 rezultojnë të prekur.

Në Evropë, situtata përkeqësohet çdo ditë dhe raportohet se ka të infektuar edhe mes zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Bosnje-Hercegovina konfirmoi rastin e parë me koronavirus.

Vdekje janë raportuar në Francë dhe Spanjë, ku rastet janë mbi 400. Gjermania flet për herë të parë për pandemi globale, edhe pse OBSH-ja nuk e ka shpallur ende.

Të enjten, Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se do të jepte 50 miliardë dollarë për të mbështetur vendet e goditura nga koronaivirusi. Në rang global, mbi 95 mijë persona rezultojnë të prekur nga covid-19, ndërsa viktimat janë mbi 3280.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë