Koronavirusi në Itali, eksperti: Ndikim minimal në ekonominë tonë

Shqipëria është pak e ekspozuar nga impakti i koronavirusit në ekonominë italiane. Me gjithë ngadalësimin e aktivitetit në zonat e prekura, sipas ekspertit Vjoldi Danaj, ndikimi në vend aktualisht është vetëm psikologjik dhe prek kryesisht lëvizjet e njerëzve. Edhe me zgjatjen e kësaj situate, sipas tij, goditjet në ekonomi do të jenë minimale.