Koronavirusi në Itali, Roma u dërgon pako me ndihma tifozëve të moshuar

Në këto kohe krize nga pandemia koronavirus, bota po përjeton një moment tejet të vështirë dhe të paprecedentë. Ndihma dhe aktet e mirësisë në mbarë globin po kthejnë optimizmin mes njerëzve që tashmë duhet të përballen me realitetin e ri.

Ky është rasti në kryeqytetin italian, aty ku klubi i Romës ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore me ndihma për tifozët më të rrezikuar nga Covid-19. Italia mbetet një prej vendeve më të goditur nga virusi i ri, me më tepër se 86 mijë të infektuar dhe mbi 10 mijë viktima. I gjithë vendi është në karantinë, duke bërë që moshat e treta të mbeten të izoluar dhe pa ndihmë.