Koronavirusi në Kosovë, Thaçi: Këto ditë janë vendimtare për kufizimin e përhapjes

Kosova përballet me pandeminë koronavirus mes një krize të thellë politike. Presidenti, Hashim Thaçi lëshon një apel për qytetarët, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës vijon punën për mbledhjen e firmave me qëllim thirrjen e një seance në Kuvend, ku do të votohet mocioni i mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.