Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi në Shqipëri, 3 të vdekur, ulet numri i rasteve të reja

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 16:24 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 3 të vdekur, ulet numri i rasteve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 3 persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë. Viktimat janë një 57-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar po nga Tirana dhe një 62-vjeçar nga Fieri.

Ndërkohë, rastet e reja kanë pësuar një rënie krahasuar me ditën e martë kur u vendos rekord me 119 raste të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 496 testime, nga të cilat 68 persona kanë rezultuar pozitivë.

https://a2news.com/2020/07/22/rekord-rastesh-te-reja-me-koronavirus-dhe-6-te-vdekur-ne-kosove/

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik në terren si dhe qytetarë të që kanë nevoje për trajtim në dy spitalet Covid.

Ndaj kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton edhe njëherë të gjithë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (22 Korrik 2020)

Testime totale                   36834

Raste pozitive                     4358

Raste të shëruara             2463

Raste Aktive                        1775

Humbje jete                       120

(Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   903

Durrës                  215

Shkodër               204

Vlorë                     98

Lezhë                    82

Korçë                    64

Elbasan                 48

Kukës                    47

Fier                        40

Berat                     32

Gjirokastër         22

Dibër                     20

A2 CNN Livestream

Dita jonë