Koronavirusi në Shqipëri, 8 propozimet e PD në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri disa propozime të cilat duhet të përfshihen, sipas tij, në planin e masave të marra nga qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjen e ekonomisë shqiptare.

“Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë urgjentisht masa të forta dhe të shpejta për të kompensuar impaktin negativ të koronavirusit në ekonominë tonë. Ne duhet t’i paraprijmë patjetër kësaj krize, dhe jo ta ndjekim pas, në të kundërt do rrezikojmë shumë. Në çdo vend të prekur nga koronavirusi, paralelisht me masat ekstreme për të parandaluar përhapjen, janë përcaktuar edhe masa të forta mbështetëse, financiare dhe fiskale, për qytetarët dhe për bizneset”, tha Basha.