Koronavirusi në Shqipëri, 9 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit, 548 në total

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sipas të dhënave të saj 9 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Numri i sotëm çon në 548 numrin total të të prekurve, ndërkohë që viktimat janë 26 persona. Pesë nga 9 rastet e reja të raportuara të shtunën nga task-forca, janë për punonjës të një fasonerie në Kurbin. Pas një dite pa të infektuar, Kukësi shënoi dhe dy raste te reja.