Koronavirusi në Shqipëri, Brataj: Nuk po respektohen masat, në fund të muajit shihen rezultatet

Skënder Brataj, kreu i Urgjencave Kombëtare dhe njëri ndër të shëruarit, fatmirësisht, nga Covid-19, foli në Dita Jonë mbi situatën e pandemisë në vendin tonë, tashmë që masat janë lehtësuar.

Brataj theksoi se njerëzit nuk po i respektojnë masat dhe në fund të këtij muaji mund të kemi rritje të numri të të prekurve të rinj.