Koronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 17 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID-19.