Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në Shqipëri, opozita skeptike ndaj masave të autoriteteve

Nga A2 CNN
3 Maj 2020, 14:23 | Politikë
Koronavirusi në Shqipëri, opozita skeptike ndaj masave të

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e beson shpjegimin e autoriteteve për një kurbë të ashtuquajtur të sheshtë të përhapjes së virusit në Shqipëri, si rezultat i masave të marra që evituan mbingarkesën e sistemit spitalor.

Sipas Petrit Vasilit, shifrat e bëra publike nga autoritetet nuk justifikojnë masa kaq të shtrënguara: “O kurbë e sheshtë dhe masat të hiqen; ose të bëhen publike të vërtetat që justifikojnë 8 javët dramatike dhe tragjike që kanë krijuar premisat e pandemisë ekonomike dhe pandemisë mjekësore, pasi mijëra të sëmurë kronikë po përballen me lënien pas dore”.

Ndërsa aleati i madh i LSI-së në opozitë, Partia Demokratike, akuzoi qeverinë se po u mohon kujdesin shëndetësor të sëmurëve kronikë që nuk janë prekur nga COVID-19.

Sipas Partisë Demokratike, kjo situatë po detyron qytetarët të zgjedhin mes shëndetit dhe faturës së rëndë që duhet të paguajnë në spitalet private.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë