Koronavirusi në Shqipëri, pse kjo javë është shumë e rëndësishme?

Arben Gjata, kreu i Task Forcës anti Covid-19, foli në “Dita Jonë” mbi situatën aktuale nga përhapja e pandemisë së koronavirusit. “Janë mbyllur rreth 2 javët e inkubacionit. Virusi shfaqet pas rreth 2 javëve në inkubacion dhe pritet tashmë për të parë se si do të jetë tendenca, si në këtë javë dhe në javën tjetër. Shpresojmë të kemi një stabilitet, jo një shpërthim të madh”.