Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i të prekurve të rinj, 2 raste edhe në Elbasan

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus 8 raste të reja, 2 më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Ajo që është për t’u theksuar është fakti se rastet e reja janë rikthyer në qytetin e Elbasanit me dy raste dhe në qytetin e Durrësit, një rast, ndërsa 5 ishin në Tiranë.