Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave dhe i rasteve në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 561 testime të kryera, janë konfirmuar 136 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së fundit është 74. Ministria tha se 112 persona janë të shtruar në spital, 18 në terapi intensive, 3 të intubuar.