Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi në Shqipëri, shërbimi publik nuk i respekton masat në rrethe

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 15:12 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, shërbimi publik nuk i respekton masat

Drejtoritë vendore të shërbimeve me publikun duket se nuk kanë marrë masat e nevojshme për zbatimin e kushteve parësore mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.

Nga një vëzhgim i A2, në disa prej qyteteve kryesore në vend, është vërejtur se masat parandaluese nuk janë marrë të plota dhe në shumë vende nuk respektohet mbajtja e distancës, ka grumbullime të njerëzve në ambiente të mbyllura dhe në disa raste punonjësit nuk janë të pajisur me maskë apo doreza.

Përkundër rekomandimeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe nga qeveria, për kalimin e shërbimeve publike “online”, një gjë e tillë të paktën në këto ditët e para të masave, nuk po reflektohet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani