Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 174 numri i personave të prekur, mes tyre edhe 4 fëmijë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 174 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nga të cilët 28 gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.