Koronavirusi në Shqipëri, Tomini: Dy pacientë në gjendje të rëndë, 49 të shtruar në spital

Eugena Tomini, specialiste pranë ISHP, u shpreh në Ditarin e orës 09:00 në A2 se gjendja e dy personave të prekur me koronavirus është e rëndë, ndërsa aktualisht në spital janë të shtruar 49 persona. “Nëse kemi raste të dyshuara, numri i testimeve do të dyfishoheet, por edhe trefishohet. Jo vetëm kapaciteti, por virologët janë në gatishmëri 24 orë. Ky lloj kapaciteti do të trefishohet nëse do të kemi raste të dyshuara dhe kontaktet e të prekurve”, tha ajo.