Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në Tiranë, trafik mjetesh e njerëzish si në ditë normale

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 16:52 | Aktualitet
Koronavirusi në Tiranë, trafik mjetesh e njerëzish si në

Trafiku në Tiranë ngjante si ai i ditëve të zakonshme para koronavirusit dhe kufizimeve të lëvizjes që ai solli që prej muajit mars.

Njerëzit e makinat lëviznin zhurmshëm në kryeqytet, duke krijuar edhe trafik deri në orën 13:00, kur mbyllej qarkullimi sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Distancat sociale që mjekët e politikëbërësit artikulojnë shpesh në ekranet televizive, nuk zbatohen. Pavarësisht se numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë i ka kaluar 400.

Postblloku i kontrollit pranë Zogut të Zi ishte ndër të paktët që pamë në Tiranë për të verifikuar nëse qytetarët e kishin apo jo lejen për të qarkulluar të marrë në e-Albania.

Duket se i ka mbetur ndërgjegjes së qytetarëve që të zbatojnë apo jo rregullat e lëvizjes. Megjithatë, nga e hëna qyetarët do të kenë 4 orë e gjysmë më shumë kohë në dispozicion për të përmbushur angazhimet e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë