Koronavirusi që infektoi ajrin, ndryshimi drastik i trafikut ajror në Europë

Në Kontinentin e Vjetër, diferenca është e dukshme në trafikun ajror, ku thuajse 2/3-tat e udhëtimeve janë pezulluar. Statistika është bërë zyrtare nga Autoriteti Europian i Aviacionit, Eurocontrol, që njoftoi se në 41 shtetet e Unionit, trafiku ajror gjatë javës së kaluar ka rënë me 65%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Imazhet krahasuese të 26 marsit 2019 dhe marsit të këtij viti, ku i gjithë globi është goditur nga pandemia koronavirus, nuk kanë nevojë për shumë koment. Diferenca është e dukshme dhe e pamohueshme. Statistika është më e madhe nëse krahasohet i gjithë muaji mars, me atë të një viti më parë, ku fluturimet kanë rënë me 77%.