Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi, qytetarët në Shkodër vazhdojnë ritualin e shëtitjeve

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 14:41 | Aktualitet
Koronavirusi, qytetarët në Shkodër vazhdojnë ritualin e

Ndalim qarkullimi i këmbësorëve pas orës 10:00 të paradites duket se nuk i ka penguar shkodranët të vazhdojnë ritualin e tyre të shëtitjeve, si gjithmonë mbi biçikleta.

Nga ana tjetër, policia ka patrulluar rrugët kryesore, duke ndaluar dhjetëra qytetarë vendas dhe të huaj. Ata janë këshilluar që të zbatojnë masat e marra nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Nuk kanë munguar as shoqërimet për personat të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e policisë. Mes personave që kanë thyer ndalim qarkullimin në Shkodër janë konstatuar edhe tre klandestinë sirianë, të cilët janë ndaluar dhe shoqëruar nga policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë