Koronavirusi, si do të sigurohen fondet për përballimin e situatës?

Emergjenca shëndetësore rrezikon të shoqërohet me një krizë ekonomike. Kjo është arsyeja që qeveritë e vendeve të prekura nga pandemia e koronavirusit kanë gjetur formën e injektimit direkt të parasë në ekonomi nëpërmjet kompensimit të qytetarëve. Një mënyrë kjo për të mbajtur në këmbë ekonomitë e këtyre vendeve. Një paketë financiare ndihmëse për ekonominë ka menduar edhe qeveria shqiptare, por shifra dhe skema e kompensimit do të mësohet të enjten. Por, ku do të gjenden paratë?

Të ftuar në A2 Business, përmes lidhjeve me Skype, Arben Malaj, ish-ministër i Financave dhe Zana Guxholli, eksperte për ekonominë.