Koronavirusi, Spanja raporton numrin më të ulët të viktimave ditore që prej 24 marsit

Spanja ka raportuar edhe 605 viktima të tjera në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vend. Shifër më e ulët se e një dite më parë, ku ishin raportuar 683 viktima dhe gjithashtu më e ulëta që prej 24 marsit, raportojnë mediat spanjolle. Sipas të dhënave të shëndetësisë në total, mbi 15800 vetë kanë humbur jetën, ndërsa të infektuarit janë rreth 157 mijë.

Tjetër sinjal pozitiv është se rastet reja vazhdojnë të jenë në rënie, ndërsa në 24 orët e fundit rritja e të infektuarve ishte vetëm 3%. Edhe numri i personave të shtruar në spital po bie, dhe stafi mjekësor ka filluar të marre frymë këshilli i ministrave mblidhet disa orë pasi kongresi miratoi zgjatjen e periudhës së izolimit deri në 26 prill.