Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi te fëmijët, rriten infektimet, mjekët apel prindërve për izolimin e shpejtë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 14:40 | Aktualitet
Koronavirusi te fëmijët, rriten infektimet, mjekët apel

Rriten infektimet nga koronavirusi te fëmijët. Mjekët konstatojnë transmetim të lartë të Covid-19 te kjo grupmoshë, veçanërisht te nxënësit e shkollave.

Ndryshe nga të rriturit, shenjat e sëmundjes te fëmijët ngatërrohen me virozat e stinës. Tamponi përcakton llojin e sëmundjes. Mjekët kërkojnë nga prindërit të izolojnë fëmijët, pavarësisht shenjave të lehta.

Ndërsa vetë fëmijët duhet të jenë më bashkëpunues në respektimin e masave. Mjekët tregojnë se deri tani prindërit nuk kanë shfaqur interes për vaksinimin anti-Covid të fëmijëve dhe as për kategoritë që kanë sëmundje të tjera shoqëruese.

Aktualisht, në Spitalin Infektiv të pediatrisë janë të shtruar vetëm 7 fëmijë me komplikacione nga koronavirusi. Pjesa më e madhe e fëmijëve të infektuar trajtohen në shtëpi, për këtë arsye edhe shumë klasa në shkolla të ndryshme të vendit janë mbyllur dhe mësimin e zhvillojnë online.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani