Koronavirusi vë në provë familjen e madhe të Bashkimit Evropian

Samiti i Zagrebit, ndryshe nga sa ishte planifikuar, u duk i zbehtë përballë pritshmërive që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pandemia nuk prishi vetëm planet për shkëlqimin që duhet të kishte samiti, por ndikoi edhe në ecurinë e Shqipërisë. Çelja e negociatave, vendim i shumëpritur, erdhi në këtë kohë pandemie, duke ndalur edhe nisjen e procesit të bisedimeve. Këtë moment, por edhe vetë situatën që po kalon Bashkimi Europian përballë krizës botërore dhe thirrjeve për ndihmë nga disa vende anëtare, ne do t’i diskutojmë me Gledis Gjipalin, drejtor ekzekutiv i “Lëvizjes europiane në Shqipëri”.