Korridori për bukën e botës

Publikuar më: 18/8/2022, ora 11:04

Korridori për bukën e botës

Publikuar më: 18/8/2022, ora 11:04

Raketa e Rusisë që goditi muret e ndërtesave në Ukrainë, me lëkundjet e saj trazoi mbarë ekonominë globale në themel. Muaj pas nisjes së konfliktit, Ukraina filloi të përballej me një mungesë të madhe kapaciteti për të ruajtur edhe korrjen e reduktuar të grurit të vitit 2022. “Pishtari i shpresës” për miliona të varfër në mbarë botën do të rindizej më 22 korrik. Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshje për rikthimin e eksporteve të grurit përmes Detit të Zi, duke shënuar kështu suksesin e parë diplomatik që prej nisjes së luftës. Me vendosjen e këtij korridori të sigurt, miliona ton grurë, elb, vaj dhe produkte të tjera bujqësore, që kishin ngecur në magazinat ukrainase, tani do të mund eksportohen. Pjesa më e madhe e tyre do të shkojë për botën në zhvillim, për të furnizuar disa nga njerëzit më të varfër në Tokë.