“Korrupsioni dhe droga”, Holanda: Shqipëria nuk është gati për BE

Holanda kritikon sërish Shqipërinë. Ministri i Jashtëm, Stef Blok, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, përsëriti skepticizmin për çeljen e negociatave të anëtarësimit nga Bashkimi Europian me vendin tonë.

Sipas asaj që raporton media e njohur holandeze, “The Telegraaf”, Blok është shprehur se Shqipëria nuk është ende gati për anëtarësimin në BE. “Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit”, deklaron Blok.

Shkarkoni aplikacionin e A2