Korrupsioni në vend, ”Ndërprerja e heshtjes”, BE mbështet një tjetër nismë lufte

Kjo mënyrë simbolike e shkatërrimit të parave, e pozicionuar në Pedonalen e kryeqytetit tregon se si korrupsioni gërryen ekonominë e vendit dhe nuk lejon fondet që të shkojnë për të mirën publike.

Kështu zgjodhi të sensibilizojë institucionet dhe qytetarët Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit, e mbështetur nga Bashkimi Europian, në kuadër të projektit “Ndërprerja e Heshtjes”, e cila ka për qëllim të përmirësojë politikat dhe kulturën e sinjalizimit në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.