Korsitë e biçikletave bllokohen nga automjetet, mungon siguria

Shumë qytetarë zgjedhin të lëvizin me biçikletë, duke shpëtuar kështu nga trafiku i rënduar i kryeqytetit apo vështirësia për të gjetur vendparkim. Megjithatë, ciklistet janë të rrezikuar dhe te ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore, që shpesh iu kanë marrë dhe jetën.

Problemet nisin me makinat që bllokojnë korsitë e bicikletave dhe i detyrojnë ciklistet të futen vazhdimisht në korsitë e automjeteve në lëvizje, duke rrezikuar aksidente fatale. Po ashtu në këto korsi, shpesh futen motorrë apo dhe këmbësorë që nuk respektojnë sinjalistikën.