Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kosova me qeveri të re, Vetëvendosje dhe LDK nënshkruajnë marrëveshjen

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 09:11 | Kosova
Kosova me qeveri të re, Vetëvendosje dhe LDK nënshkruajnë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkruan mëngjesin e së dielës marrëveshjen për bashkëqeverisje

Lajmi është bëri i ditur nga kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK, Isa Mustafa.

Qeveria e re do të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra, 6 ministri do të drejtohen nga VV, 6 nga LDK dhe 3 të tjera do të shkojnë për komunitetet

"Ne sot u takuam me profesor Isa Mustafën, u takuam dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër që ta zgjedhim qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen e jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverise së re", tha Kurti.

Ndërsa, lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se u arrit një marrëveshje që është në dobi të Kosovës dhe në interes të ndryshimeve që pritet të ndodhin në vend.

“Vlerësoj se marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e lëvizjes Vetëvendosje dhe me bashkëpunëtorët e tij. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat, të gjitha mundësitë, kemi ardhur bashkërisht në një zgjidhje që e vlerësojmë se është në interes të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Qeveria e re e Kosovës pritet të votohet ditën e hënë në seancën e thirrur nga i mandatuarit për kryeministër Albin Kurti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë