Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kosova “ndëshkon” Serbinë: Tarifë për importin e koncentrateve dhe blloqeve të betonit

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 16:34 | Kosova
Kosova “ndëshkon” Serbinë: Tarifë për importin e

Kosova vendos tarifë ndaj dy mallrave të Serbisë. Bëhet fjalë për një shumë prej 3 centësh për kilogram në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve dhe po 3 centë për blloqet standarde që prodhohen në shtetin fqinj. Vendimi u bë I ditur nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, që saktësoi se është një masë mbrojtëse anti-damping që do të thotë se këto mallra shiten në tregun e Kosovës me çmim më të ulët se sa në tregun e Serbisë.

 “Hetimet janë zhvilluar në përputhje me ligjet, departamenti i Tregtisë ka gjetur se çmimi i ulët po ndikon në shtimin e importit të koncentratit dhe dëmton prodhuesit vendorë të këtyre produkteve. Ne kemi pranuar rekomandimin për masën mbrojtëse të antidamping. Masa në importin e koncentratin e kafshëve është caktuar ndaj katër kompanive”, thotë ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari.

Vendosja e tarifës u bë pas hetimeve të kryera në tregun e Kosovës. Qeveria pretendon se masa në fjalë do të ndikojë në zvogëlimin e importeve nga Serbia. Kjo vjen teksa Prishtina punon për vendosjen e reciprocitetit të plotë me Beogradin.

“Informatat që edhe kryeministri ju ka dhënë ai ju ka njoftuar se po punojmë në këtë drejtim, nuk është vetëm ministria vetëm në këtë masë por edhe shumë institucione të tjera.”

Sa i përket rritjes së çmimeve, Hajdari tha se nuk është kompetencë e plotë e ministrisë, por shtoi se po mblidhen ankesat e konsumatorëve për t’i shqyrtuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani