Kosovë, familjarët e xhihadistëve kthehen nga Siria

Dhjetëra gra dhe fëmijë, të afërm të xhihadistëve nga Kosova që kanë luftuar në Siri, u kthyen në Prishtinë të shtunën nën masa të rrepta sigurie.

“Operacioni i planifikuar i rikthimit të disa qytetarëve tanë nga Siria ka përfunduar me sukses”, tha ministri i Drejtësisë, Abelrad Tahiri, në orët e para të mëngjesit të së shtunës nga Aeroporti “Adem Jashari”.