Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kosovë, rekord infeksionesh nga COVID-19

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 20:44 | Kosova
Kosovë, rekord infeksionesh nga COVID-19

Deri më tani, shtetet e Ballkanit perëndimor ishin vlerësuar për menaxhimin e suksesshëm të krizës shëndetësore, duke regjistruar shifra të ulëta të rasteve dhe viktimave nga covid-19. Por zbutja e kufizimeve për frenimin e pandemisë, është shoqëruar me rritje të konsiderueshme të nivelit të infektimit.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan një numër rekord prej 129 rastesh në 24 orët e fundit, ndërkaq, një 74-vjeçare ndërroi jetë nga koronavirusi paraditen e së martës, duke e çuar totalin e viktimave në 34. Në klinikën infektive janë të shtruar 53 pacientë, 20 prej cilëve në terapi intensive.

Nga të infektuarit, 45 janë gjetur pozitivë në kryeqytet. Deri tani, janë 1615 rastet e konfirmuara me COVID-19 në Kosovë dhe 34 viktima.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani