Kosovë, shoqëria civile i kërkon Presidentit Macron mbështetje për liberalizimin e vizave

Publikuar më: 10/5/2022, ora 10:17

Përmes një letre të hapur, 81 organizata të shoqërisë civile të Kosovës, i kanë kërkuar presidentit të sapozgjedhur Emannuel Macron, përkrahjen e Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën, në kohën kur dialogu pikërisht për këtë proces për Prishtinën zyrtare ka hyrë në vitin e 10-të, siç theksohet në letër. Si i tillë, ky proces ka zgjatur më shumë sesa procesi i liberalizimit të vizave i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku, shumëzuar me dy. Ose për ta thënë ndryshe, i gjithë procesi i aderimit për Kroacinë, që nga statusi i kandidatit e deri tek anëtarësimi i plotë, zgjati më pak sesa procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën. Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon në Ditarin e A2 CNN atë që shoqëria civile pret nga Presidenti i Francës.