Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kosto e jetesës, krahasuar me nivelin e të ardhurave, shpenzimet tejkalojnë mundësitë

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 20:14 | Sociale

Krahasuar me nivelin mesatar të të ardhurave, kostoja e të jetuarit në Shqipëri i tejkalon mundësitë ekonomike të qytetarëve.

Sipas përllogaritjeve të databazës ndërkombëtare për kostot e jetesës dhe statistikave botërore “Numbeo”, vendi renditet mes grupit të shteteve të shtrenjta për të jetuar.

"Në Shqipëri rreth 30 % të shqiptarëve jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë, që është vërtet e pamjaftueshme për të siguruar nevojat që një familje ka për arsim, shëndetësi dhe shërbimet bazë”, thotë pedagogu i Ekonomisë Enton Duro.

"Në Shqipëri rreth 30 % të shqiptarëve jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë”, thotë pedagogu i Ekonomisë Enton Duro

Në Tiranë, kosto e jetesës në janar 2022 përllogaritet 7.5 për qind më e lartë se mesatarja kombëtare.

“Tirana dhe disa qytete të tjera po rrisin densitetin e popullsisë për sipërfaqe, diçka që një anë ul kostot e shërbimeve publike, por rrit konfliktet sociale”, shton Duro.

Sipas përllogaritjeve të Numbeo, pjesa më e madhe e shpenzimeve që shqiptarët bëjnë shkon për ushqim, strehim dhe transport.

Në botë sipas vlerësimit të Numbeo, 5 vendet më të shtrenjta janë Bermuda, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Barbados, ndërsa më të lirat Algjeria, Kolumbia, India, Afganistani e Pakistani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë