Kostumet popullore: Ruajtja e traditës e vështirë, mungojnë modelet origjinale

Ruajtja e traditës së kostumeve popullore, po bëhet gjithnjë dhe më e pamundur. Në Gjirokastër, punuesit artizanalë thonë se është shumë e vështirë gjetja e modeleve të vjetra dhe bazës materiale. Nga ana tjetër kostoja e lartë e tyre, bën që të ketë edhe mungesë të blerësve.